TIRANË-? Takimi i dytë i dialogut të nivelit të lartë, mes Shqipërisë dhe BE-së, që u mbajt sot në Tiranë nënvizon rëndësinë e gjithëpërfshirjes jo vetëm të opozitës por edhe të shoqërisë civile në realizimin e reformave të kërkuara si detyra shtëpie nga Brukseli.
Do të jetë besueshmëria e përpjekjeve të Shqipërisë që do të bindin vendet e BE-së që në qershor t'i japin Shqipërisë statusin e vendit kandidat.
""Gjithëpërfshirja është thelbësore. Shqipëria ka në dorë të shtojë përpjekjet për reforma dhe të shtojë një sërë reformash sa i takon sundimit të ligjit, shtetit të së drejtës dhe luftës kundër krimit dhe reformës në gjyqësor, këto janë tejet të rëndësishme"- tha Komisioneri për Zgjerimin e BE-së Stefan Fyle në konferencën e përbashkët për shtyp pas përfundimit të takimit të dytë të Dialogut të Nivelit të Lartë mes Shqipërisë dhe BE-së.
Ndërkohë takimi i tretë i këtij dialogu do të mbahet në fillim të qershorit disa ditë para se vendet e BE-së të mblidhen për të vendosur nëse do t'i japin Shqipërisë statusin e vendit kandidat apo jo.
Takimi me dyer të mbyllura i dialogut të nivelit të lartë, mes Shqipërisë dhe BE-së u mbajt në hotel "Sheraton" dhe zgjati 3 orë. Për të dërguarin e Brukselit ishte një disktutim i mirë, i hapur, itë sinqertë ku u diskutua udhërrëfyesi i Shqipërisë për të përmbushur 5 prioritetet kyçe.
Komisioneri Fyle u shpreh se pas këtij takimi u vendos të dilet me një deklaratë të përbashkët
RENDESIA E GJITHEPERFSHIRJES
Komisioneri i Zgjerimit të BE-së nënvizoi disa herë rëndësinë e gjithëpërfshirjes, jo vetëm të opozitës por dhe të shoqërisë civile. Prandaj në takim është hedhur ideja e ngritjes së një Këshilli Kombëtar pjesë integrale e së cilës të jetë edhe shoqëria civile. Edhe për Ramën kjo mbetet sfidë.
FYLE: "Kam theksuar se konfrontimi nuk ndihmon integrimin e vendit. Kam theksuar kulturën e gjithëpërfshirjes në Parlament dhe jo vetëm. Gjithëpërfshirja është thelbësore. Si qeveria ashtu dhe opozita mbeten të përkushtuar ndaj këtij objektivi. Dua tu bëj thirrje që të tregojnë frymë kompromisi dhe gjithërpërfshirje me qëllim që t'i bëjnë ballë sfidave për në BE. Vjet shtetet anëtare të BE njohën arritjen dhe i dhanë një perskeptivë të qartë. Shqipëria ka në dorë të shtojë përpjekjet për reforma dhe të shtojë një sërë reformash sa i takon sundimit të ligjit, shtetit të së drejtës dhe luftës kundër krimit dhe reformës në gjyqësor, këto tejet të rëndësishme. Por brenda këtyre priroriteve kemi diskutuar ato që kanë të bëjnë me reformën në administratë publike përmirësimin e të drejtave të njeriut, romët antidiskrimimin, të drejtën për pronën"- tha Fyle.
"Unë besoj fuqimisht se e ardhmja e Shqipërisë është në BE dhe mbetem tepër i bindur për kapacitetet e Shqipërisë për të trajtuar këto sfida . KE dhe unë do vazhdojmë të ndihmojmë Shqipërinë për të ecur përpara në këtë rrugë"- nënvizoi ai.
RAMA: "Sot sfida kryesore është bashkëpunimi politik, bashkëpunimi ndërinstitucional, me partnerët tanë ndërkombëta...