BULQIZE- Aksi nacional Vlorë-Fier është shndërruar në një vendgrumbullim për mbetjet spitalore. Mbetjet janë të shpërndara kudo në anë të këtij aksi rrugor duke u kthyer në një kërcënim serioz për jetën e personave që kalojnë apo që jetojnë aty pranë.
Kreu i Agjencisë Rajonale të Mjedisit në qarkun e Vlorës, Kujtim Sulçe fajëson disa prej komunave të këtij qarku se hedhin pa kriter mbetjet e qendrave të tyre shëndetësore pranë këtij aksi.
Më 11 shkurt të muajit që kaloi është kryer një aksion për evidentimin e zonave problematike dhe që prej atëherë në situata në spitalet rajonale si i Vlorës apo Sarandës është normalizuar.