LSDM-ja i bëri thirrje kryeministrin Nikolla Gruevskin të sqaroj se si kompania greke 'Aktor' ka fituar tenderin për ndërtimin e autostradës Demir Kapi- Smokvicë kur në të njëjtin tender ka pasur ofertë edhe nga një kompani italiane me çmim më të ulët për 40 milion euro. Nga LSDM-ja kërkuan sqarim se si oferta e kompanisë ka qenë 257 milion euro, kurse vlera projektuese ka qenë 258 milion, prej ku 220 milion euro janë borxh i BERZH-it dhe Bankës Investuese Evropiane. Gjithashtu, partia në opozitë pyeti, çfarë kushton aq shtrenjtë në këtë autostradë që për 28 kilometra rrugë, të nevojiten 271 milion euro apo thuajse 10 milion euro për kilometër. Alsat-M