Fyle: E ardhmja e Shqipërisë është në BE

2015-08-21 2

E ardhmja e Shqipërisë është në Bashkimin Evropian, deklaroi në Tiranë, Komisioneri për Zgjerim Stefan Fyle duke shtuar se ai dhe Komisioni Evropian do të vazhdojnë ta ndihmojnë Shqipërinë për të realizuar këtë synim të saj.
Duke folur në një konferencë të përbashkët për mediat me Kryeministrin Edi Rama, në fund të takimit të dytë të Dialogut të Nivelit të Lartë zhvilluar në kryeqytetin shqiptar, Fyle theksoi se konfrontimi nuk ndihmon në rrugën e integrimit të vendit duke theksuar se gjithëpërfshirja është thelbësore në këtë proces. Sipas tij, gjithëpërfshirja nënkupton jo vetëm maxhorancën dhe opozitën, por edhe shoqërinë civile. Alsat-M