PERRENJAS- Dy të vdekur, 3 të plagosur rëndë dhe 11 të lënduar lehtë është bilanci, për momentin, i aksidentit të ndodhur mesditën e sotme në aksin në rrugën nacionale Prrenjas-Librazhd.
Mikrobuzi i linjës Tiranë- Strugë, 21 vendësh ka dalë nga rruga në vendin e quajtur "Ura e madhe" dhe është përplasur me një shtyllë.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur dy ambulanca si dhe një grup hetimor po punon për mbledhjen e provave materiale.
Njëri prej të plagosurve rëndë është B.K nga Tirana, i cili është dhe drejtuesi i mjetit.
Nga dëshmitarët mësohet se furgoni është përplasur me një shtyllë dhe ka bërë 3-4 salto.