A1 Report - Elbasan, ballokumet shiten ne kushte te papershtatshme

2015-08-21 1

ELBASAN- Ndonëse duan të kalojnë edhe 10 ditë nga festa pagane e Ditës së Verës, tregtarët ambulantë kanë nisur të shesin nëpër rrugët e qytetit të Elbasanit ëmbëlsirën tradicionale të ballokumes. Në unazën lindore të qytetit ballokumet shiten në anë të rrugës, në mes të pluhurit dhe pa asnjë lloj mbrojtje nga bakteret.

Qytetarët shprehen se ëmbëlsirat nuk shiten në kushte higjienike.

Nga ana tjetër, tregtarët e pranojnë këtë situatë, por thonë se ndihen të rrezikuar nga aksidentet automobilistike, për faktin se aktiviteti i tyre shtrihet buzë rrugës.

Edhe drejtoria e Higjienës pranon se tregtimi i Ballokumes në rrugë bëhet në kushte të papërshtatshme.

Më 14 mars, në kuadër të Ditës së Verës, Elbasani shndërrohet në kryeqendrën e festimeve, me ardhjen e qindra qytetarëve edhe nga rrethe të tjera të vendit.

Free Traffic Exchange