A1 Report - KE jep 11 miliarde euro per Ukrainen Sanksione Rusise nese s'negocion

2015-08-21 0

BRUKSEL - Bashkimi Europian është i gatshëm të ndërmarrë sanksione ndaj Rusisë nëse kjo e fundit nuk do të impenjohet të dialogojë me Kievin dhe të tërheqë trupat ushtarake. ?Ndërsa Presidenti i Komisionit Europian Jose Manuel Barroso të mërkurën e 5 marsit u shpreh se Komisioni Europian ka vendosur një paketë ndihmash, për Ukrainën

BE: GATI TE NDERMARRIM SANKSIONE NDAJ RUSISE
Ministri i jashtëm francez Laurent Fabius gjatë një interviste ka nënvizuar se Rusia është një vend me të cilin kemi marrëdhënie të shumta. Por, si pjesëtarë të një Komunitetit Ndërkombëtar, nuk mund të pranojmë që një vend të pushtojë një vend tjetër, pasi kjo bie në kundërshtim me të gjithë ligjet ndërkombëtare. Ndërkohë, Franca dhe Gjermania kanë përgatitur një `plan-zgjidhjeje` të krizës në Ukrainë. Gjatë intervistës së tij për televizionin francez BFM, Fabius u shpreh se ky plan mund t`u prezantohet liderve ndërkombëtarë të cilët do të mblidhen ditën e sotme në Paris, për një takim ndërkombëtar që do të zhvillohet për Libanin.

Fabius nënvizoi se iniciativa franco-gjermane,parashikon formimin e një qeverie bashkimi, tërheqjen totale të trupave ruse nga Krimea, shpërbërjen e policisë dhe një rikthim në Kushtetutën ukrainase të vitit 2004 gjatë zgjedhjeve presidenciale. Kushtetuta e 2004, nënkupton heqjen e kompetencave të presidentit në marrjen e vendimeve, kompetenca që kalojnë në favor të `Verkhovna Rada`, Parlamentit të Ukrainës.

KE: PAKETE NDIHMASH PER UKRAINEN
Ndërsa Presidenti i Komisionit Europian Jose Manuel Barroso të mërkurën e 5 marsit u shpreh se Komisioni Europian ka vendosur një paketë ndihmash, për Ukrainën. Shifra e kësaj pakete, shkon në 11 miliardë euro për dy vitet e ardhshme. Kjo shifër vjen nga buxheti i Bashkimit Europian dhe nga institucionet financiare europiane. Sipas tij: "Pyetja nuk është se sa nga kjo paketë janë 'para të reja' por si ne do të veprojmë në mobilizimin e shpejtë të Ukrainës," tha Barroso, duke theksuar se paketa e Komisionit në ndihmë të Ukrainës është një propozim që duhet të miratohet që nesër nga të 28 komisionerët.