FIER- Bashkia Fier dhe Enti Kombëtar i Banesave firmosën sot akt - marrëveshjen për ndërtimin e banesave të reja sociale. Marrëveshja u firmos nga Kryetari i Bashkisë Fier, Baftjar Zeqaj dhe Drejtoresha e Entit Kombëtar i Banesave (EKB) Doris Andoni.Sipas Znj. Andoni, objekti që do të ndërtohet është një objekt, i cili për herë të parë do të realizojë të gjithë konponentët e një banese ekologjike.
" Ky objekt është në vijimësinë e realizimit të objektivave të qeverisë në strehimin e banorëve të bashkive tona. Synimi i qeverise është të zgjerojmë bashkëpunimin me bashkitë për realizimin e programeve sociale që ne kemi,"- tha znj.Andoni
Sipas Kryetarit i Bashkisë Z.Baftjar Zeqaj firmosja e kësaj marrëveshjeje shpreh edhe njëherë vullnetin dhe angazhimin që Bashkia Fier dhe Qeveria shqiptare ka dhe do të ketë për të zbutur maksimalisht problemin e strehimit.
"Fierin do ta kemi model për zgjidhjen e probleme sociale, dhe do te vazhdojmë të shfrytëzojmë hapësirat për çështjen e strehimit të banorëve."- u shpreh bashkiaku Fierit.
Programi i strehimit social parashikon zhvillimin e politikave për zbutjen e problemit të strehimit për të gjitha shtresat në nevojë të klasifikuara sipas kritereve të përcaktuara me akte ligjore e nënligjore.