Thirrjet e kreut të VMRO DPMNE-së Nikolla Gruevskit për sigurimin e 63 mandateve për të mos u shantazhuar nga shqiptarët siç thotë ai, ka vetëdijesuar edhe qytetarët shqiptarë. Elektorati shqiptarë kërkon bashkimin e partive shqiptare për të mos lejuar atë që ndodhi në zgjedhjet parlamentare të vitit 2011, kur numri i deputetëve shqiptarë u ul për 4 mandate.
"Duhet të bashkohen, nuk duhet të presim, nuk duhet të ketë vonesa. Me të gjitha, të mëdha dhe të vogla, nuk duhet të vonohemi"
"Normal që duhet, por interesi i përçan. BDI-ja ose PDSH-ja, në përgjithësi flas, duhet të jenë bashkë. Përndryshe, Gruevski luan si macja me miun"
"Duhet me u bashku, sepse kanë me hup shumë deputetë, sikur para 4 vite, 4 deputet i humbën pse u shpërndanë. Nëse bashkohen, i fitojnë 28-29 deputetë"
"Shqiptarët për të marra hapa të mëtutjeshëm, duhet të bashkohen sipas mendimit të Rufi Osmanit"
"A e shihni çfarë represioni po na bëjnë neve. Për atë duhet partitë shqiptare të bashkohen me një marrëveshje, më unik të jemi"
"Ja sot, ja kur", thonë qytetarët.
Shqiptarët tashmë kanë disa përvoja të këqija nga shpërndarja e votave në më tepër parti. Një shembull i tillë janë edhe zgjedhjet e fundit parlamentare të vitit 2011, kur numri i deputetëve shqiptarë u ul nga 29 në 25 deputetë. Thirrje për mos shpërndarje të votave shqiptare dhe unifikim në sa më pak lista kanë bërë edhe intelektualë e analistë të ndryshëm shqiptarë ditëve të fundit. Benjamin Arifi