Shpërndahet Parlamenti i Maqedonisë

2015-08-21 4

Me 117 vota pro asnjë kundër dhe asnjë të përmbajtur deputetët votuan iniciativën e BDI-së për shpërndarjen e Kuvendit, me çka edhe zyrtarisht i hapet rruga zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Gjatë debatit propozuesi i kësaj nisme u shpreh se kjo iniciative është rezultat i dështimit të idesë për një president konsensual, megjithatë sipas Jakupit kjo është në interes të qytetarëve dhe vetë shtetit e assesi shantazh politik.

"Sot teksa debatojmë për shpërndarjen e kuvendit që erdhi si pasoj e mospranimit të ofertës sonë ne me të drejtë konstatojmë se kemi akoma shumë rrugë për të arritur në shkallën e pjekurisë dhe guximin politik për të marrë vendime historike për vendin". 06:45 BDI vlerëson se organizimi i zgjedhjeve të parakohshme parlamentare është ën favor të përmirësimit dhe avancimit të dialogut dhe raporteve me vendet fqinje si dhe mundësi për hapjen e temave në interes të qytetarëve dhe vendit", tha Nexhati Jakupi, BDI.

Nga VMRO-DPMNE-ja dhe koalicioni "Për një Maqedoninë të mirë" u shprehën se ideja e BDI-së për kandidat konsensual ishte e papranueshme derisa iniciativën për shpërndarje të kuvendit e mbështesin për shkak se përmes saj mundësohet arritja e cenzusit për zgjedhjen e presidentit.

"Kërkesën e BDI-së për kandidat konsensual, ne në asnjë moment nuk e përjetuam si të sinqertë dhe me qëllim të mirë... 08:36 Për ne përputhja e zgjedhjeve parlamentare dhe atyre presidenciale është mënyrë se si të shmanget skenari në të cilin RM-ja nuk do të mund të zgjidhte president të saj dhe do të ishte e detyruar të shkonte në ndryshime kushtetuese. Për këtë arsye nuk kemi kurrfarë dileme as politike e as si deputetë se sot duhet të të votojmë për shpërndarjen e këtij kuvendi", u shpreh Silvana Boneva, VMRO-DPMNE.

Opozita kërkoi që të zbardhen shantazhet ndërmjet partnerëve të koalicionit. Ivanovski nga LSDM-ja akuzon për skenar të përbashkët Gruevskin dhe Ahmetin. PDSH-ja me mbështetjen e kësaj iniciative, shpreson se do i vjen fundi politikës servile dhe se vijnë ditë më të mira për shqiptarët.

"Kur Gruevski deklaroi se VMRO nuk bie pre e shantazheve, presim që të thonë se cilat janë ato, çka shantazhoi BDI-ja, me kërkesën për këtë pozitë të kryetarit të Kuvendit, me funksione në MPB, apo gjëra të tjera. Do ta dëgjojmë vallë Gruevskin të del në opinion dhe ta dënoj paralajmërimin e BDI-së për bojkot të zgjedhjeve presidenciale, apo Gruevski do të heshtë sepse edhe ai është pjesë e skenarit", deklaroi Igor Ivanovski, LSDM.

"Ne do të votojmë për shpërndarjen e kësaj përbërje të parlamentit, pasi që me këtë do ta shpërbëjmë këtë shumicë parlamentare dhe këtë qeveri anti-shqiptare. I garantojmë shqiptarët se pas këtyre zgjedhjeve do të bëhet më mirë, sepse garanci për këtë është marrëveshja politike që ofron PDSH-ja, s'ka birë nëne që do të luaj më me shqiptarët. Ky është fundi i politikave servile", tha Bekim Fazliu, PDSH.

Jo zyrtarisht mësojmë se kreu i Kuvendit Trajkoo Veljanovski deri në fund të javës prit...

Free Traffic Exchange