A1 Report - Analistja Bosak: Putin genjen, ruset nuk kercenohen ne Ukraine

2015-08-21 3

TIRANE- "Vladimir Putin po gënjen pasi askush nuk i kërcënon rusët etnikë në Ukrainë, pasi kërkon thjesht një pretekst për të përçarë vendin". Kështu shprehet Olya Bosak, një analiste në Kiev gjatë një lidhje me skype në emisionin Airport nga Erjona Rusi, ku ka folur mbi situatën më të fundit në vend pas tensioneve të krijuara në Krime. Sipas saj, pjesa më e madhe e rusishtfolësve në Ukrainë në të vërtetë I mbështetën protestat kundër Janukoviç dhe një pjesë shumë e vogël e tyre në lindje të vendit është pro bashkimit me Rusinë. Bosak tha gjithashtu se askush në Kiev tashmë nuk vë në dyshim legjitimitetin e autoriteteve të përkohshme ndërsa Janukoviç ka humbur çdo të drejtë.

Intervista e plotë

Do të doja të dija se si është situata aktualisht në Kiev?

Ne në Kiev tani jemi më shumë të shqetësuar për atë që po ndodh në Krime tani dhe jemi të shqetësuar edhe se çfarë do të ndodhë në pjesën lindore të Ukrainës. As ne që jemi këtu nuk dime se çfarë të presim.

Dhe cilat janë raportimet më të fundit që vijne nga Krimea?

Njerëzit janë vërtet të tensionuar pasi forcat ruse janë vendosur aty. Forcat tona nuk kanë pranuar kërkesën e ushtrisë ruse për tu dorezuar. Sipas raportimeve qe na vijnë ushtria ruse ka marrë nën kontroll zonat tona ushtarake atje, aeroportet dhe ndertesat apo infrastrukturën ushtarake. Mendoj që ukrainasit atje po tregohen shumë të guximshëm në këtë situatë. Ne u kemi shkruar letra të gjithe atyre të rinjve ukrainas që nuk po dorëzohen, dhe janë të gatshëm të mbrojnë vendin e tyre. Ne vetëm shpresojmë që forcat ruse nuk do të nisin konfrontimin. Por më duhet të them se jemi të vetëdijshëm për provokimet që mund të ndodhin dhe planet që po përgatiten që mund të shkaktojnë të shtënat e para. Kjo është ajo çka druhemi më shumë. Ndërkaq sot ka patur edhe një deklaratë nga kryerabini i Ukraines i cili tha se Rusia thjesht po perpiqet të gjeje një justifikim për të pushtuar vendin, është e njëjta gjë që bëne nazistët në Austri. Ai shpjegon se ka njerëz që mund të vishen si nacionalistë ukrainas dhe të fillojnë të vrasin hebrenjtë që situata të duket si një konflikt i brendshëm apo për veprime terroriste. Kjo është më të vërtet e pabesueshme. Ti me pyete se çfarë mendojnë njerëzit në Kiev. Gjatë protestave morrën pjesë njerëz të ndryshëm, të diplomuar, të rinj apo punetorë të thjeshtë. Por askush nuk ushtroi dhunë edhe pse u fol për terroristë.

Mbetemi te Krimea dhe situata atje. Besoj se ti dhe i gjithë populli ukrainas e ndoqi konferencën për shtyp të presidentit rus Vladimir Putin ku ai mohoi që trupat e tij të kenë rrethuar Krimenë ndërsa tha se ka të drejtën të mbrojë rusët etnikë në lindje të vendit. Cili është reagimi për këtë deklaratë të tijën?

Mbase përgjigja më e thjeshtë që mund të të jap është për në është e vështirë ta kuptojme. Një miku im thotë se mbase këto deklarata nesër mund të shndërrohen në barsaleta , por sot janë të papranueshme. Nga po i mbron Putin ata? Kush po i kërcënon rusisht folësit në Ukrainë. Ata...

Free Traffic Exchange