MALESI E MADHE- Policia e Shkodrës publikon pamjet nga operacioni për zbulimin e bazës së tritolit në fshatin në fshatin Kurtaj të Malësisë së Madhe, një ditë më parë. Policia bëri të ditur se në banesën e Tafë Balijaj, i cili duket edhe në këto pamje janë sekuestruar janë gjetur 238 kallëpe tritoli, 200 metra fitil, 150 kapsolla detonatorë, 100 granata, 3 automatikë dhe 6 arka me fishekë. Në këto pamje, duke qartë edhe personi i prangosur Tafë Balijaj, në banesën e të cilit u zbulua baza e eksplozivëve, në një fshat të thellë të komunës Greuemirë në Malësi të Madhe. Në pamje duken forcat e policisë që sekuestrojnë sasinë e eksplozivit që ishte fshehur në një kasolle jashtë banesës së Balijajt, si dhe jashtë saj. Policia ka shoqëruar edhe bashkëshorten e Balijajt, e cila justifikohet me faktin se nuk kishte dijeni për çfarë bënte Tafa me djemtë. Në kërkim është shpallur një nga djemtë e Balijajt i cili akuzohet se ishte personi që mbante kontaktet për sigurimin, përgatitjen dhe shitjen e tritolit.
Një bazë ku përgatitej dhe përpunohej tritoli është zbuluar në një banesë në fshatin Kurtaj të Malësisë së Madhe. Gjatë operacionit të zhvilluar në orët e paradites së sotme nga Policia e Shkodrës është sekuestruar edhe pajisja që përdorej për përpunimin e tritolit.
Policia bëri të ditur se në banesën e Tafë Balijaj janë sekuestruar edhe 238 kallëpe tritoli, 200 metra fitil, 150 kapsolla detonatore si dhe 100 copë granata, 3 automatikë.
Kurtaj, atje ku zbulua baza e eksplozivëve është edhe fshati i fundit dhe më i thelli i komunës Gruemirë së Malësisë së Madhe. Mund të shkosh vetëm me automjete të larta kryesisht fuoristrada të cilat të dërgojnë në luginën e Rrjollit.
Ndërsa për në banesën e Tafë Balijajt të duhet të shkosh në qendër të fshatit Kurtaj e të ecësh me fuoristradë për 10 minuta, më pas për afro 30 minuta të duhet të ecësh në këmbë në një zonë të thepisur. Banesa e Tafë Balijaj, ndodhet në shpat të një mali e veçuar nga i gjithë fshati.
Këto veçori e bënin të favorizuar duke e mbajtur larg vëmendjes së policisë për grumbullimin dhe shitjen e lëndëve eksplozive.
Edhe oficerët e krimeve të policisë së Shkodrës janë treguar shumë të kujdesshëm gjatë ditëve që mbanin në vëzhgim banesën Balijajt për të mos rënë në sy në atë zonë ku shumë rrallë mund të kalonte apo të qëndronte një person që nuk ishte banor i asaj komune.
Dhe pikërisht në këtë banesë janë gjetur 238 kallëpe tritoli, 200 metra fitil, 150 kapsolla detonatorë, 100 granata, 3 automatikë dhe 6 arka me fishekë.
Policia ka arrestuar Tafë Balijaj, kryefamiljarin e shtëpisë ku u gjetën eksplozivët, i cili është dërguar në drejtorinë e policisë së Shkodrës.
Ndëkaq, policia ka shoqëruar edhe bashkëshorten e Balijajt, e cila justifikohet me faktin se nuk kishte dijeni për çfarë bënte Tafa me djemtë.
Policia ka marrë në pyetje Balijajt edhe disa të afërm dhe lidhje shoqërore të tyre për mënyrën e sigurimit të eksplozivëve, si edhe personat të cilët e blinin atë.
Në kërki...