SHKODER- Një 37-vjeçar nga qyteti i Shkodrës është qëlluar me armë zjarri, mbrëmjen e se martës. Renato Gjoka ka zbritur nga makina në lagjen "Salo Halili" të metropolit verior, teksa më pas dy persona që udhëtonin me një makinë kanë qëlluar me pistoletë në drejtim të tij.
37-vjetari ka marrë një plumb në shpinë, ndërsa me makina të rastit është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Shkodrës.
Ai aktualisht ndodhet në sallën e reanimacionit nën kujdesin e mjekeve të këtij spitali.
Burime pranë bluzave të bardha të spitalit të Shkodrës bëjnë me dije se gjendja e Gjokës është e rëndë.
Atentatorët janë larguar me makinë nga vendi i ngjarjes, ndërsa uniformat blu kanë mbërritur menjëherë aty.
Policia ende nuk ka asnjë pistë hetimi për këtë ngjarje,ndërsa vijon punën për zbardhjen e saj.