A1 Report - Kosova rikthen taksen per mallrat shqiptare, firmat ne proteste

2015-08-21 1

MORIN- Dogana e Kosovës rikthen taksën prej 40 eurosh për kamionët më mallra që vijnë nga Shqipëria.

Kjo gjë nuk është pritur mirë nga drejtuesit e firmave shqiptare, të cilët kanë urdhëruar drejtuesit të kamioneve që transportojnë mallra drejt Kosovës të ndalojnë në pikën kufitarë të Morinit.

Për këtë arsye në këtë pikë doganore, drejtuesit kamionëve kanë stacionuar mjetet e tyre në radhë duke refuzuar të futen në territorin kosovar, teksa në terminalin e Prizrenit ata duhet të paguajnë edhe taksën e sipërpërmedur.

Sipas tyre taksa prej 40 eurosh është ndër më të lartat në Evropë,ndërsa kërkojnë heqjen e saj pasi në të kundërt do përshkallëzojnë protestat.

Kjo taksë fillimisht u hoq në shtator të vitit të kaluar pas protestave të shumta të drejtuesve të firmave që kryenin import-eksport mallrash mes dy vendeve, ndërsa këtë të shtunë u mor një vendim për rikthimin saj.