A1 Report - Njeri nga te plagosurit e ngjarjes ne Laç rrefen per A1Report

2015-08-21 14

Anton Gjini, i plagosuri nga 47-vjeçari në Laç, pretendon se i sëmuri mendor ka qëlluar të paktën 7 herë në drejtim të tyre. Gjini, i cili po merr mjekim në spitalin Ushtarak në Tiranë, rrëfen momentet tragjike për kamerën e "A1 Report", ku përshkruan skenën makabër që për pak i mori jetën. I plagosuri pranon se kishte njohje të mëparshme me autorin, ndërsa konfirmon faktin se kishte kartelë klinike si i sëmurë mendor.

"Atje tek lokali, nuk di gjë, unë isha në lokal vetëm. Dëgjova krismat dhe pashë rrëmujë. Nga lokali në lokal ishin 50 metra vijë ajrore. E shoh autorin e ngjarjes duke ardhur me pistoletë në dorë duke mbushur pistoletën vetëm vjen një kushëri i veti dhe me thotë çfarë po ndodh. I tregoj me gisht që ky më duket se i qëlloi dhe më gjuajti direkt mua, unë bëra ca lëvizje, por plumbat më zunë krahun. Gjuajti ndaj 7- 8 herë. Pas kësaj ika i hipa makinës dhe shkova në spital. Ai ka qenë me kartelë. Unë kam hyrje e dalje familjare me ata çunat që kanë vdekur", tha i plagosuri Anton Gjini.