KAKAVIJË- Një sasi prej 4 kg kokainë u gjet në një automjet në pikën kufitare të Kakavijës.
Sipas burimeve policore, lënda narkotike ishte fshehur në një tub plastik në formë kuboidi në një makinë tip "Volsvagen", në pjesën e sashisë.
Dyshohet se droga kishte destinacion shtetin fqinjë, Greqinë.
Ndërkohë, që polica ka shoqëruar drejtuesin mjetit që po shkonte drejt Greqisë për të dhënë sqarime në lidhje me kokainën.