A1 Report - Emerimet, Ruçi: Te vonuara e jo produktive takimet e Nishanit

2015-08-21 0

TIRANË - Presidenti i Republikës ka zhvilluar takime me gjithë krerët e grupeve parlamentare, për t'u konsultuar në lidhje me kriteret që duhet të plotësojë anëtari i ri i Gykatës së Lartë. I pari në Presidencë ka mbërritur kreu i grupit kuvendor socialist Gramoz Ruci, i cili në përfundim të takimit, deklaroi se ky ishte një takim i vonuar dhe jo produktiv. Për kreun e grupit PD, Edi Paloka ky qëndrim nuk është i papritur pasi mazhoranca i ka shpallur luftë të hapur Presidentit siç i ka shpallur luftë të hapur të gjitha institucioneve të pavarura.

"Ky këshillim jo i parë por i disati nuk është shumë produktiv pasi edhe në pikëpamje formale është i vonuar pasi do duhej të kishte nisur më parë.
Ka formalizëm sepse flitet për kritere e këshillime. Nëse do i referohemi këshillimeve apo konsulencave ka një intepretim të vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Fryma e disktumit nuk ishte në kuadër të intepretimit që ka bërë Gjykata Kushtetuese. Dua të nënvizoj që kriteret i përcakton Kushtetuta dhe janë të padiskutueshme nëse kanë nevojë të përmirësohen i takon një stadi tjetër"- tha Ruçi pas takimit.

Ruçi tha se prezenca e tij "tregon vullnetin që ka mazhoranca në respekt të Kushtetutës dhe preokupimit që ka dhe në respekt të institucionit të presidentit.

Në takimin me Nishanin Ruçi tha se PS nuk ka vajtur për emra konkret për ka ngritur problemin e profesionalizmit të kandidatëve për në Gjykatën e Lartë.

"Këtë shqetësim që ka opinion lidhur me profesionalizimin dhe moralitetin që ekziston për sistemin e drejtësisë ne t'i japim përgjigje"- tha Ruçi.

Pjesë e konsultave ishin edhe përfaqësues të PDIU-së dhe Partisë Republikane, të cilët gjithashtu u shprehën se duhen respektuar kriteret.

PALOKA: QENDRIMI I RUÇIT PJESE E LUFTES SE HAPUR ME PRESIDENTIN
Pas takimit me Nishanin kryetari i grupit të PD-së deklaroi se qëndrimi i mazhorancës nuk është i papritur pasi mazhoranca i ka shpallur luftë të hapur Presidentit siç i ka shpallur luftë të hapur të gjitha institucioneve të pavarura.

'Sigurisht nuk pres gjë tjetër. Lufta me Presidentin është e hapur. Nuk ka lidhje me kandidaturat për Gjykatën e Lartë, por është luftë e hapur që ka nisur ndaj të gjithë institucioneve por dhe presidentit. Të tjerët dhe PD nuk presin që Rama e Ruçi të bien dakord me Nishanin për asgjë. Është luftë që i bëhet kjo mazhorancë. Në çfarëdo emri që të japë ai nuk do ta pranojë"

VASILI: DUHET KOOPERIM QË VAKANCAT TË KOMPLETOHEN
Ndërsa Petrit Vasili që drejton grupin e LSI, tha se forca e tij politike, është për një bashkëpunim mes palëve , në mënyrë që mos të përsëriten situate si në të kaluar, ku dekretet kalonin vetëm me mbështetjen e njërës forcë politike.

"Do të ishte e dobishme që të hapnim rrugën për një kooperim formal dhe për zgjidhjen e një drejtësie e cila është e perceptuar negativisht nga të gjithë qytetarët.
Sigurisht që erdhëm me frymën e bashkëpunimit konstruktiv me ekzigjencën për t'ju larguar ripërsëritjes së njërit krah siç ka ndodhur me rastet e dekr...