A1 Report - Ukraina, Rusia tërheq trupat në bazë, por s'i largon nga Krimea

2015-08-21 1

SHBA - Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë natës së të hënës, 3 mars, kanë vendosur ndërprerjen e të gjitha angazhimeve të përbashkëta ushtarake me Rusinë.

Këtu përfshihen ushtrimet, takimet bilaterale, vizitat në porte apo edhe planifikimi i konferencave.

Kjo ndërprerje u vendos pas situatës së tensionuar dhe zhvillimeve në Ukrainë. Ka qenë Presidenti amerikan Barack Obama, i cili ka zhvilluar një takim me kabinetin e tij në Shtëpinë e Bardhë gjatë natës së të hënës. Gjatë këtij takimi, Obama u shpreh se "Rusia nuk mund të dërgojë trupa ushtarake në territorin e Ukrainës, duke cënuar principet e njohura në të gjithë botën".

Ai shtoi gjithashtu se Moska ka cënuar normat ndërkombëtare dhe sovranitetin territorial të ish-Republikës Sovietike.

Pas vendimit të ndërmarrë nga presidenti amerikan Obama dhe kabineti i tij, presidenti rus, Vladimir Putin, paraditen e sotme ka urdhëruar kthimin në bazë të trupave ushtarake dhe lajmi bëhet i ditur nga zëdhënësi i tij, Dmitri Peskov.

Këto trupa do të tërhiqen në bazat e tyre ushtarake brenda datës 7 mars.

Këtë lajm, mediat ndërkombëtare e cilësojnë si një sinjal vendimtar që largon mundësinë e një konflikti me Kievin.

Këto trupa, deri dje ishin mobilizuar në manovra ushtarake në vend edhe në kufi me Ukrainën. Në manovrat ushtarake të ushtrisë ruse, të nisura më 26 shkurt, ishin përfshirë 150 mijë persona, 90 avionë, 120 helikopterë, 880 tanke, 1200 jete ushtarake të lloje të ndryshme dhe gjithashtu 80 anije të Flotës së veriut dhe të Detit Baltik.

Ndërkohë, nëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do të ndërmarrin sanksione kundër Rusisë, Moska do të jetë e detyruar të lërë dollarin, për valuta të tjera, duke krijuar sistemin e vet të përllogaritjeve të detyrimeve, Serghiei Glaziev, i cituar nga Ria Novosti.

Glaziev u shpreh se tentative e vendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë, do të transformohet në një rënie të të gjithë sistemit financiar botëror. Ndërsa nga Kievi është bërë edhe një lëvizje drejtuar Moskës, presidenti aktual i Ukrainës, Oleksandr Turcinov, ka deklaruar se nuk do e aprovojë vendimin e Parlamentit ukrainas, për të fshirë ligjin e vitit 2012-të, ku pranohet më shumë se një gjuhë zyrtare, deri në një legjislacion të ri në këtë fushë.