A1 Report - Fushe-Kruje, shperthim granate brenda komisariatit te Policise

2015-08-21 1

FUSHE-KRUJE- NPër herë të dytë brenda pak kohësh ambientet e komisariatit të Fushë-Krujës janë bërë objekt i një sulmi më lëndë plasëse.

Mbrëmjen e së hënës një person i paidentifikuar ka hedhur një granatë në pjesën e brendshme të murit rrethues.

Shpërthimi i granatës ka dëmtuar dy makina të efektivëve të policisë, që ndodheshin të parkuara aty, ndërsa nuk janë shënuar të lënduar në njerëz.

Mësohet së në momentin e shpërthimit aty pranë nuk ndodhej asnjë person dhe se pjesa më e madhe e efektiveve të policisë kishin mbaruar shërbimin.

Ndërkohë si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar edhe xhamat e godinës komisariatit dhe ndërtesave aty pranë.

Personi që hodhi granatën dyshohet të jetë larguar me makinë nga ambientet para burgut, ndërsa policia ka nisur hetimet.

Blutë e Krujës kanë sekuestruar kamerat e sigurisë të disa bizneseve aty pranë më qëllim identifikimin e autorit të këtij sulmi.

Ndërkohë burime pranë policisë së Krujës bëjnë me dije se janë shtuar forcat e sigurisë pranë këtij komisariati.

Sipas policisë granata është hedhur në komisariat nga jashtë. Ndërsa thonë se "Shpërthimi vjen si kundërpërgjigje ndaj aksioneve tona".

Ky është shpërthimi i dytë i ndodhur në këtë komisariat, pasi më datë 20 janar pati një shpërthim tjetër, edhe në të njëjtin orar.