A1 Report - Luhatje me energjine, shkrumbohen dy banesa,14 persona ne qiell te hapur

2015-08-21 0

SHKODËR- Dy familje me 14 persona nga fshati Drisht i komunës së Postrribës ne Shkoder kanë mbetur në qiell të hapur pasi banesa e tyre është shkrumbuar nga zjarri. Ngjarja u shënua mëngjesin e sotëm kur luhatjet e energjisë kanë shkaktuar zjarrin e për pasojë brenda pak minutash banesat e Mustaf Buhajt dhe Ahmet Shkëmbit janë shkrumbuar. Sipas banorëve luhatjet e energjisë prej afro 2 muajsh po shkaktojnë probleme në këtë zonë.

Në momentin e zjarrit brenda banesës kanë qenë një e moshuar dhe një fëmijë të cilët janë nxjerrë menjëherë nga banesa nga fqinjët. Nga ana tjetër, pranë vendit të ngjarjes kanë mbërritur edhe zjarrfikësit nga qyteti i Shkodrës por për shkak të terrenit të thyer ndërhyrja e tyre ka qenë mjaft e vështirë. Pjesëtarët e këtyre familjeve do të qëndrojnë në qiell të hapur.