A1 Report - Gripi i derrit, konfirmohet viktima e dytë, MSH: 41 mostra me A(H1)

2015-08-21 2

TIRANE- Pas rasteve të diagnostikuara ditët e fundit me virusin e A(H1), në vendin tonë është shënuar viktima e dytë nga gripi i derrit. Një 86-vjeçar ka ndërruar jetë në qendrën spitalore universitare "Nënë Tereza" në Tiranë. Lajmi konfirmohet edhe nga Ministria e Shëndetësisë. Sipas të dhënave nga Instituti i Shëndetit publik, 86-vjeçari ka shfaqur insuficiencë kardio-cirkulatore, si dhe sindromë të rëndë respiratore. Si pasojë 86-vjeçari ndërroi jetë pak pas mbërritjes në QSUT.

Ky është rasti i dytë në vendin tonë, që një pacient i cili rezulton pozitiv me virusin e A(H1) ndërron jetë në spital. Disa ditë më parë një 30-vjeçare shtatzënë, e shtruar në spitalin "Shefqet Ndroqi", ndërroi jetë edhe si pasojë e insufiçencës multiorganore, si dhe shfaqte anemi dhe pneumoni bilaterale.

Ndërkohë, pacientja, e cila ishte shtatzënë 13--javëshe, ishte diabetike e tipit të I-rë.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë nga në vendin tonë rezultojnë pozitive me virusin A(H1) 41 mostra, nga 486 të analizuara nga tetori 2013 deri në 2 mars 2014.

Sa i përket shpërndarjes së barnave antivirale, Instituti i Shëndetit Publik njofton se "Në fillim të sezonit të gripit (Java e 40-të, 2013), gjendja e barit Tamiflu, në depot qendrore në ISHP, ishte 85,630 tableta. Deri më sot (dt. 2/3/2014), janë shpërndarë sipas planit të kontigjencës 15,600 tableta në të gjithë spitalet rajonale dhe universitare në vend".

Free Traffic Exchange