TIRANË-Tryeza për "Prioritetet e Integrimit në Bashkimin Evropian për vitin 2014" ka prezantuar, nën pjesëmarrjen e ambasadorit të BE-së Sequi, Zv.Kryeministrit Peleshi dhe Ministres së Integrimit Gjosha, "Planin Kombëtar të Integrimit".
Gjatë fjalës së tij ambasadori Etore Sequi vlerësoi planin kombëtar, duke gjykuar se suksesi vjen si pasojë e punës si dhe të veprave të qeverisë e administratës publike.
"Plani kombëtar i integrimit duhet të jetë dokumenti udhërrëfyes për administratën publike. Planifikimi më i mirë nuk mund të përmbushë të gjitha gjërat, prandaj plani kombëtar duhet të jetë dinamik. Është e detyrueshme që të ketë sinergji për funskionimin e këtij plani. Edhe ky plan duhet të jetë i lidhur me procesin e buxhetimit."- deklaroi Sequi.
Sequi pohoi se procesi i integrimit dhe pritja e statusit kandidat në qershorin e ardhshëm, kërkon që hapat drejt luftës së korrupsionit dhe ruajtjes apo përmirësimit të mëtejshëm të shtetit të së dretës janë imperative.
"Historia e integrimit ka treguar se shtetet integrohen në bazë të meritave. Procesi i integrimit ka të bëjë më punën në grup, me punën e të gjithëve.Angazhgimi ynë për Shqipërinë ka qenë përhërë në ngritje dhe kurrë në ulje pavarësisht stanjacionit të BE-së në 2008.
Shqipëria duhet të tregojë që nuk ka kthim mbrapa për shtetin e së drejtës. Në qershor shqipëria duhet të tregojë se ka marrë masa kundër korrupsionit dhe shtetit të ligjor."- pohoi ambasadori Sequi.