FIER- Operacioni "MBROSTAR 2014" i drejtuar nga strukturat e policisë së Fierit, ka arrestuar një grup të tërë vjedhësish prej 13 vetash ndërsa 2 të tjerë janë në kërkim. Struktura kriminale kryente vjedhje nëpër farmaci, shtëpi dhe lokalet e 5 rretheve në vend, në Fier, Lushnje, Berat, Vlorë e Elbasan.
Të arrestuarit janë : Abedin Baçja me nofkën "DINE", Klaudjo Grembi me nofkën "LLAPI", Artur Meçaj me nofkën "Maloku", Kristo Dunga, me nofkën "Roboti", Mario Kaja, Marjo Kaja, Fatos Muço, me nofkën "Dërri", Saimir Atija, Idi Shala, Erlin Çela, Dritan Veliu, , me nofkën "ÇUÇE", Baftjar Gropa e Alfred Çela.
I gjithë grupi personave është rreth moshës së të 20-tave. Policia ka bërë të mundur që të sekuestrojë nga ky grup një sasi të madhe armësh ku përfshihen granata, automatikë, një snajper, një shotgun e një sasi municionesh.Nga ana tjetër janë sekuestruar dhe një sasi e madhe barnash mjekësore të cilët kriminelët I vidhnin nëpër farmaci po ashtu lëndë narkotike. Policia ka ndaluar dhe marrë në sekuestro edhe 6 automjete.