TIRANE- Në kushtet kur 95 mijë familje shqiptare jetojnë vetëm me ndihmë ekonomike, mundësia e përfitimit të një zanati, duket se do të ulë ndjeshëm varësinë ndaj kësaj skeme.
Tashmë, kushdo që bëhet pjesë e këtij përfitimi ekonomik, do ta ketë të detyrueshme t'i nënshtrohet kurseve profesionale për të marrë një zanat.
Kjo nismë e re e qeverisë e cila pritet të aplikohet së shpejti, përfshin të gjithë ata persona që janë në moshë për të punuar. Madje do të ketë penalizime deri në përjashtim nga skema për ata persona që i ofrohet një vend pune, por që e rezufojnë.
Gjatë takimit me bizneset, ministri Veliaj deklaroi sot se përfshirja në këto kurse do t'i japë fund zanateve të pacertifikuara, duke i dhënë fund një tregu ku çdo kush bën elektricistin apo hidraulikun, por askush s'mban përgjegjësi për dëmët që shkaktojnë.
Ministri Veliaj kërkoi që kurset profesionale më së shumti do të jenë të orientuara drejt Shqipërisë së Veriut, ku është edhe numri më i lartë i papaunësisë.
Në ndryshimet që i janë bërë deri më tani skemës së ndihmës ekonomike, është edhe detyrimi i prindërve për ti cuar fëmijët në shkollë.