A1 Report - Gjyqi, Gjika: Prokuroria montoi procesin tim per qellime politike

2015-08-21 1

TIRANE- Kreu i bashkisë Vlorë Shpëtim Gjika, i pandehur me akuzën e falsifikimit të dokumentave zyrtare, akuzon prokurorinë se ka nisur një proces të montuar thjesht për qëllime politike.

Edhe avokati mbrojtës i Gjikës, Ardian Leka ka kërkuar nga gjykata të pushojë cështjen me argumentin se prokuroria ka shkelur afatet e hetimeve.

"Sot jam prapë në seancë për gjykim. Do të quhet 'çdo të hënë me Shpëtim Gjikën'. Ky proces i inicuar nga prokuroria është një proces i montuar, një proces i cili është nisur thjeshtë dhe pastër për qëllime politike prandaj unë jam i qartë dhe i pastër në ndërgjegjen time dhe jam në paqe me moralin tim sepse e di si ka filluar, për çfarë arsyesh ka filluar dhe pse është hetuar.
Prokuroria e ka filluar çështjen që në shkurt të vitit 2013 dhe për gati 1 vit e gjysmë nuk ka respektuar asnjë nga llojet e procedurave . Gjithsesi kjo është çështje teknike. Unë do të vazhdojë të mbrojë në gjyq, moralin tim, karakterin tim prej gati 12 vjetësh sepse jam një qytetar në Vlorë, një qytetar i barabartë dhe i zgjedhur nga bashkëqytetarët e mi dhe nuk i kam turpëruar dhe skam për t'i turpëruar asnjëherë" - tha Gjika pasi doli nga seanca.

SHTYHET SEANCA
Gjykata e kryeqytetit shtyu sot sërish seancën gjyqësore ndaj kreut të bashkisë Vlorë Shpëtim Gjika i cili akuzohet për falsifikim të dokumentave zyrtare dhe dhënien e lejeve të ndërtimit në kundërshtim me ligjet. Vendimi për shtyrjen e seancës është marrë pas kërkesës së avokatit mbrojtës të Gjikës, Edmon Leka i cili para gjykatës deklaroi se janë shkelur afatet e hetimeve dhe për këtë shkak ky proces duhet të pezullohet. Pas kërkesës të avokatit të Gjikës dhe avokatëve të të pandehurve të tjera, prokurori kërkoi kohë për tu shprehur dhe gjykatësi Arben Micko caktoi datën 10 Mars për seancën e radhës ku do të dëgjohen pretendimet e organit të akuzës.

"Ka bërë një mal me dosje dhe sot siç e shikoni kërkon një javë kohë që të njihet me procedurat e hetimit. Edhe unë që nuk marr vesh nga gjykatat apo nga procedurat e hetimit është diçka që jo vetëm skandalizon por të bën të ndihesh keq. Sot që ky proces filloi sigurisht që unë jam i mbrojtur nga avokati im dhe patjetër që tagrin për të mbrojtur në proces gjyqësor do ta ketë avokati. Në kushte kur unë do të kem punë, të cilat nuk mund t'i neglizhoj dot besoj nuk do të jem një gjykatë, ne raste te tjera do të jem dhe do te paraqitem. "- tha Gjika.

Procesi gjyqësor ndaj Shpëtim Gjikës, i cili akuzohet për falsifikim dokumentesh po zhvillohet në Dhomën Penale të Gjykatës së Tiranës
Shpëtim Gjika akuzohet se në cilësinë e Kryetarit të KRRT-së së Bashkisë Vlorë, në bashkëpunim ka falsifikuar përmbajtjen e dy proces verbaleve të mbledhjes së KRRT-së së Bashkisë Vlorë, përkatësisht të datës 24.03.2010 dhe 15.07.2010.