TIRANE- Pak ditë nga ardhja në Tiranë e komisionerit për zgjerimin e BE-së, Stefan Fyle ish-kryeministri Berisha e akuzon këtë të fundit si "serbofil dhe majtist të thekur. "
Ai shkon më tej duke deklaruar se Fyle së bashku me Edi Ramën kanë për qëllim të bllokojnë Shqipërinë në procesin e integrimit. Madje kushti për miratimin e tre ligjeve ishte "një një kurth i diplomat çek i shkollës ruse dhe serbofil, por i papërmbajtur, dhe majtist i thekur, për të bllokuar me Edi Ramën Shqipërinë në proçesin e integrimit." Berisha thotë se edhe në qershor "Përsëri rrezikojmë JO-në e trete."
"Personalisht kam qenë i dyzuar në vlerësimin tim ndaj kushtit të tre ligjeve. Nuk dua ta fsheh. Dhe tani, pasi e kam denoncuar haptas në samite të EPP por edhe në takime bilaterale me drejtues kryesorë të BE, dua t'i informoj shqiptarët se, ndonëse unë nuk besoj në teorinë konspirative, kushtin e tre ligjeve e kam konsideruar një kurth të Stefan Fules, Komisioner i Zgjerimit, (një diplomat çek i shkollës ruse dhe serbofil, por i papërmbajtur, dhe majtist i thekur), për të bllokuar me Edi Ramën Shqipërinë në proçesin e integrimit. Madje edhe sot mendoj se kjo mundësi nuk përjashtohet. Dyshimet e mia tek ky kurth nuk ishin pa baza. Kjo sepse, ky ishte një kusht që nuk i ishte vendosur kujt ndonjëherë, dhe në legjislacionin tonë nuk kishte boshllëk ligjor për këto tre ligje."- shkruan Berisha në analizën me titull "Edi Rama nuk ka interes integrimin, por vetëm pushtetin personal!" të postuar në facebook më 2 mars.
Berisha i bën një analizë të gjatë kritike dhe qëndrimeve të Fyles në lidhje me negociatat me nismën e Parlamentit Europian në maj të vitit 2010, në restorant "Krokodil" në Strasburg, pas bojkotit të në vjeshtën e vitit 2009 nga Edi Rama të Parlamentit shqiptar.
Apo takimi në zyrat e Brukselit në vjeshtën e vitit 2010, para se të publikohej raporti i KE i tetorit të vitit 2010 për Shqipërinë ku shkruhej se "Qeveria nga ana e saj nuk ka treguar vullnet për të bërë kompromis me propozimet e PS për kapërcimin e ngërçit politik". Ky paragraf thotë Berisha nuk u fshi nga raporti megjithëse Barroso kërkoi që të bëhej një gjë e tillë.
"Me miratimin ose jo të Komisionerit të Zgjerimit, Edi Rama përdori këtë raport, krahas videos për Ilir Metën, për të organizuar puçin e 21 Janarit."- argumenton më tej Berisha.
Berisha flet dhe për lidhje mes presidentit të Serbisë Nikoliç e Fyles, dhe lidhjet e ngushta të këtij të fundit me CEZ. Madje thotë se " Sot flitet se në bisedimet Rama-Fule është arritur dhe një marrëveshje për CEZ"
"Përveç këtyre, pas falimentimit të CEZ në Shqipëri, vendimit të qeverisë shqiptare për të marrë administrimin e sipërmarrjes, Komisioneri i Zgjerimit, i lidhur ngushtë me CEZ dhe në konflikt të hapur interesi, deklaroi se kjo ngjarje dëshmon për klimën jo të mirë të biznesit në Shqipëri. Kjo deklaratë, dëshmi e interesave komerciale të Komisionerit të Zgjerimit, ishte fund e krye e pavërtetë. Kompania e mirënjohur e energjisë ...