A1 Report - Fier, nenkryetari i komunes Levan, Braçe qellon dy persona

2015-08-21 4

LEVAN-Nënkryetari i komunës Levan në rrethin e Fierit, ka qëlluar me armë zjarri dy persona, pasditen e sotme. Nënkyretari, autor i plagosjes së dyfishtë është Eqerem Braçe.

Klodina dhe Besnik Aliaj po udhëtonin me makinën e tyre tip Land Rover me targa AA096EX në afërsi të komunës kur në drejtim të tyre është qëlluar me armë zjarri tip pistoletë nga Eqerem Brace.

Për pasojë makina ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga, ndërsa të rinjtë kanë mbetur të plagosur.

Ndërkohë policia ka shoqëruar në komisariat nënkryetarin e komunës për të dhënë detaje për ngjarjen, ndërsa ka nisur hetimi. Akoma nuk dihen rrethanat por dyshohet për një konflikt të çastit mes personave në fjalë.