E ulur në këtë karrocë, 11 vjeçarja Ajla Ademi nga fshati Nikushtak i Komunës së Likovës kalon pjesën më të madhe të ditës duke pritur që ëndrra e saj për një shtëpi pa shkallë të bëhet realitet. Ajo nuk lëviz askund pa ndihmën e personit tjetër, prandaj thotë se shtëpia pa shkallë është zgjidhja e saj për jetë.
"Ajla a po e ndjen këmbën kur po ta preki? Jo. Deri ku i ndjen këmbët? Hiç nuk po i ndjej. Këmbët akull i paske, a po i ndjen që e i ke të ftohta. Jo..Kur të shkosh në shkollë çka vesh, a vesh këpucë? Jo, asgjë. Kështu shkon veç me çorape? Po, po", u shpreh Ajla Ademi, fëmijë.
Ajo që gjithmonë qëndron pranë Ajlës është motra e saj Afërdita e cila mundohet t'ia plotësoj të gjitha dëshirat që ka. Ajo e dërgon në shkollë ndërsa shpesh herë dhe e shëtit jashtë shtëpisë.
"Dal e shëtiti, i ndihmojë ndonjëherë me mbajt. A është pak rëndë ta mbash? Po, shumë është se kjo është edhe e rëndë. Me çka e shëtit? Me karrocë. Deri ku e çon, a e takon me shoqe? Deri në shitore e çoj. A kërkon vet që ta dërgosh në dyçan? Po. Çka do më shumë Ajla? Çdo herë lyp me hangër, smoki", tha Afërdita Ademi, fëmijë.
Për momentin familja Ademi jetonë në shtëpinë e vëllait deri në ndërtimin e dy dhomave pa shkallë, me qëllim që Ajla të këtë qarkullim më të lehtë në shtëpi.
"Jam në zor për një shtëpi, të paktën dy dhoma ti kem, banjën ta kem që të jetë më afër Ajlës, rrafsh ta kem të eci më lehtë. A keni vend për ti ndërtu ato dy dhoma..Po, këtu jashtë, se për mu është shumë vështirë. 3.40 "A është edhe për ty rëndë që me mbajt në krahë, me zbrit poshtë? Shumë vështirë, nuk po mundem me çu në banjë, sa ishte më e vogël më lehtë ishte po tash nuk po mundem", u shpreh Zekije Ademi, nëna.
Prindërit e Ajlës thonë se vajza e saj nuk ka shërim, ndërsa e vetmja ndihmë për të është krijimi i kushteve më të lehta për jetesë. U larguam nga kjo familje duke e lënë Ajlën në oborrin e shtëpisë me shikim drejt nënës së saj e cila për shkak të mungesës së ujit brenda, enët i lante jashtë shtëpisë. Melihate Rustemi
Të interesuarit për të ndihmuar këtë familje mund të kontaktojnë në numrin e telefonit:
+389 71 574 187
Dhe xhirollogarisë:
Për diasporë:
BENEFICIARY: Ajqa Ademi, Nikusstak, Kumanovo, Macedonia
IBAN: MK07 3205 4002 3697 370
ACCT.NO: 320 5400236973 70
INSTITUTION ËITH: CECBMK22
Central Cooperative Bank Skopje
Për Maqedoni:
320 5000236972 75
Personi I autorizuar, Nejazi Ademi (babai I Ajlës)