A1 Report - Lideret boteror reagojne per situaten ne Ukraine

2015-08-21 2

Reagojnë liderët botëror mbi situatën e krijuar në Ukrainë, ndërsa vijon kriza më e madhe në ish Bashkimin Sovjetik që pas luftës në Gjeorgji të vitit 2008. Sekretari i pergjithshëm i OKB-së Ban Ki Mun deklaroi se është tepër i shqetësuar për zhvillimet e fundit në Ukrainë, veçanërisht në Krime. Përmes një deklarate të zëdhënësit të pallatit të qelqtë, shefi i OKB-së ka bërë thirrje për respektimin e integritetit territorial të Ukrainës dhe që të rivendoset qetësia në ish republikën sovjetike. Po sipas zëdhënësit, Ban Ki-moon, do të flasë së shpejti me presidentin rus Vladimir Putin. Ndërkaq shefja e diplomacisë së BE-së Catherine Ashton njoftoi përmes rrjetit social Twitter për një mbledhje urgjente të ministrave të jashtëm të BE-së mbi krizën në Ukrainë. Ky do të jetë takimi i dytë i tyre brenda dy javësh. Edhe kryeministri britanik Devid Kameron tha se qeveria e tij po sheh me shqetësim të madh krizën në Ukrainë. "Nuk mund të ketë asnjë justifikim për ndërhyrje ushtarake nga jashtë, dicka që ja kam bërë të qartë edhe presidentit Putin kur biseduam një ditë më parë"-ka deklaruar Kameron. Edhe shefi i diplomacisë britanike William Hague në një mesazh në twitter tha se Londra është kundër cdo vendimi për të zbarkuar trupat ruse në tokën ukrainase dhe dënon cdo lloj agresioni. "Mbështesim kërkesat e qeverisë së Ukrainës për konsultime urgjente në përputhje me Memorandumin e Budapestit të vitit 1994 të nënshkruar nga Britania, SHBA-të, Rusia dhe Ukraina"-thuhet në reagimin e Hague. Nga ana tjetër agjencia prestigjioze e lajmeve AFP raportoi se kancelaria gjermane Angela Merkel është e shqetësuar për zhvillimet në Krime. "Është e rëndësishme të ruhet integriteti territorial i Ukrainës"-ka thënë kancelaria gjatë një fjalimi në Berlin.

Free Traffic Exchange