A1 Report - Kreu i FMN, Ilahi:330 mln € për uljen e borxhit te larte

2015-08-21 0

SHBA- Shefi i misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar për Shqipërinë, Nadeem Ilahi ka komentuar sot pasdite mbi huan prej 330.9 milionë eurosh që do t'i jepet qeverisë shqiptare në një hark kohor 3-vjeçar për kryerjen e reformave.

Shefi i misionit për Shqipërinë, Ilahi në një intervistë për "Zërin e Amerikës" është shprehur se qëllimi i kësaj huaje është ulja e borxhit të lartë të jashtëm, ndërsa ka sqaruar se fondi nuk ka një destinacion të caktuar.

Sipas tij, fondi prej 330 milionë euro do të ndihmojë vendin tonë në përmirësimin e klimës së biznesit dhe ripërtëritjen në tërësi të ekonomisë.

Vendimi për lëvrimin e kësaj huaje për qeverinë shqiptare u mor sot nga Bordi Ekzekutiv i FMN-së, gjatë një mbledhjeje të zhvilluar në Washington, pa praninë e asnjë zyrtari shqiptar.

Sipas Bordi Ekzekutiv i FMN-së huaja prej 26.4 milionë euro është lëvruar menjëherë, ndërkaq, në këtë kuadër priten fonde të tjera nga Banka Botërore dhe Bashkimi Europian.

Qëllimi i këtij fondi, ka sqaruar Bordi, është për të ulur borxhin e lartë në kufirin standard prej 60 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB).

"E nevojshme është ulja e borxhit dhe vënia në zbatimin e mekanizmave që ruajnë nivele të qëndrueshme", - zv.drejtori David Lipton gjatë deklaratës për shtyp sot në Washington.

Vendimi i FMN-së u komentuar sot në mesditë edhe nga ministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj i cili e cilësoi fondin si nisja e "Rilindjes ekonomike" në vend, ndërsa shtoi edhe se kjo është një provë besimi nga partnerët ndërkombëtarë për reformat dhe modelin e ri ekonomik që qeveria po i jep vendit.

"Lufta pa kompromis kundër korrupsionit, krimit të organizuar më në fund zhbllokoi ndihmën e partnerëve tanë ndërkombëtarë. Ka nisur rilindja ekonomike e Shqipërisë",- tha Arben Ahmetaj sot në një prononcim për median nga ministria.

INTERVISTA E PLOTË

Kemi arritur sot një marrëveshje me qeverinë shqiptare dhe Bankën Qendrore, që FMN-ja të japë ndihmë financiare prej 330 milion eurosh për një periudhë tre vjeçare që do të mbështesë reformat që qeveria po ndërmerr.

Si do të përdoren këto fonde? Është folur shumë për faturat e papaguara ndaj bizneseve private. Ka patur mjaft debat për borxhin publik si dhe me detyrimet e prapambetura. Opozita ka folur për një skenar të rrezikshëm duke iu akuzuar ju si dëshmitar i rremë. Sipas vlerësimeve tuaja sa janë detyrimet e prapambetura që qeveria shqiptare ka marrë përsipër të shlyejë?

Fondet nuk kanë një destinacion të caktuar. Ato i jepen Ministrisë së Financave t'i përdorë sipas nevojave që ka. Sigurisht që ne kemi biseduar për një strukturim më të madh të buxhetit që do të përputhet me pikëpamjen tonë se si duhet të veprojë Shqipëria me borxhin që ka për ta ulur atë në vite. Kjo asistencë do t'i ndihmojë ata të krijojnë një hapësirë për të lehtësuar barrën e pagesës së borxhit të lartë. Sot kemi një borxh që përbëhet nga detyrimet e prapambetura siç e përmendët që janë akumuluar gjatë viteve të fu...