FIER-Familja Ruko, e përbërë nga 5 anëtarë jeton në kushte të mjerueshme mes varëfirë ekstreme dhe sëmundjes, në lagjen 8 Shkurti te qytetit te Fierit.
Drama familjare merr përmasa edhe më të mëdha, kur njëri prej fëmijëve, i cili, vuan prej kohësh nga problemet mendore nuk ka marrë trajtimin e nevojshëm në spitalin psikiatrik.
Feruze Ruko, gruaja e moshuar ka kërkuar ndihmë edhe më parë dhe pas apelit në A1 Report Shërbimi social shtetëror u angazhua që ta përfshinte në skemën e ndihmës ekonomike, por Feruzeja thotë se deri tani nuk ka marrë asnjë lekë, pervec disa ndihmave ushqimore.
Drama familjare merr përmasa edhe më të mëdha, kur njëri prej fëmijëve vuan prej kohësh nga çrregullime mendore. Edhe pse ajo ka kërkuar shtrimin djalit në spitalin psikiatrik të Vlorës për shkak të gjendjes së rënduar, sërish nuk janë marrë masa për trajtimin e tij, duke e lënë atë në këtë gjendje të mjerueshme
Shërbimi social shtetëror u angazhua që ta përfshinte në skemën e ndihmës ekonomike, por Feruzeja thotë se deri tani nuk ka marrë asnjë lekë, pervec disa ndihmave ushqimore.
"Kërkoj ndihmë nga shteti"- thotë e moshuara. Feruzeja gjithashtu shprehet se ka dhe një vajzë të sëmurë, e cila ka ndërprerë gjimnazin për shkak të një infeksioni të rëndë në fytyrë. Apeli i nënës së 4 fëmijëve shkon për instancat shterërore si dhe për donatorë të mundshëm privatë.