Ukrainë, rusët pushtojnë Krimenë

2015-08-21 2

Në Ukrainë situata vazhdon të jetë e tensionuar. Kryetari i ri me orientim pro-rus i qeverisë së Krimesë, Sergey Aksionov, bëri të ditur se e ndërmerr kontrollin mbi të gjitha forcat ushtarake, policore dhe forca të tjera të sigurisë në rajon dhe se nuk e njeh pushtetin e ri në Kiev. Ai madje publikisht kërkoi ndihmë nga presidenti rus Putin. Sergei Aksyonov tha se referendumi për të ardhmen e gadishullit do të mbahet më 30 mars. Ministri i mbrojtjes i Ukrainës, Ihor Tenyukh, e ka akuzuar Rusinë se i ka dërguar 6 mijë ushtarë dhe 30 makina të blinduara në rajonin e Krimes pa paralajmërim dhe pa lejen e Ukrainës, në kundërshtim me parimin e mos-shkeljes së kufijve shtetëror. Presidenti i përkohshëm i Ukrainës, Oleksandr Turchynov, e ka akuzuar Rusinë për agresion në gadishullin Krime të Ukrainës dhe i ka bërë thirrje presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, që t'i ndalë "provokimet" dhe t'i tërheq forcat ushtarake.

"Prania e palejuar ruse në Krime është një provokim i pastër. Rusia dëshiron që Ukraina të përgjigjet me përdorimin e forcës, por kjo nuk po ndodh. Është e qartë se plani i Rusisë është që të krijohet Osetia e re me gjakderdhje dhe viktima", tha Arsenij Jatsenjuk, kryeministri i Ukrainës

"Jemi të shqetësuar thellësisht nga informacionet në lidhje me lëvizjen e ushtrisë së Federatës Ruse brenda kufijve të Ukrainës. SHBA-të do të qëndrojnë së bashku me komunitetin ndërkombëtar dhe do të konfirmojmë se ndërhyrja ushtarake në Ukrainë me veti do të mbajë një çmim", u shpreh Barak Obama, president i SHBA.

Ndërsa aktivistët pro-rusë kanë depërtuar në ndërtesën e administratës rajonale në qytetin Harkov, në pjesën lindore të Ukrainës. Janë dëgjuar edhe të shtëna armësh në sheshin qendror afër ndërtesës, ku ishin mbledhur mijëra demonstrues pro-rusë me flamuj të Rusisë, që brohorisnin "Rusia, Rusia". Në qytetin lindor të Ukrainës, Donjeck, mijëra demonstrues pro-rusë e kanë bllokuar ndërtesën e administratës rajonale, duke e larguar flamurin e Ukrainës dhe vendosur atë të Rusisë. Petar Bllazhevski

Free Traffic Exchange