A1 Report - Ligji i Lustracionit, PS e LSI jane pro hapjes se dosjeve

2015-08-21 2

TIRANE- E majta mirëpret nismën e avokatit të popullit Igli Totozani, për të hapur dosjet e bashkëpunëtorve dhe anëtarëve të sigurimit të shtetit gjatë periudhës komuniste.

Deputeti socialist Xhemal Qefalia, duke folur në një intervistë për A1 Report sqaron se kjo focë politike e mirëpret një nismë të tillë, ndërsa shton se Shqipëria është e vonuar në krahasuar më shumë vende të rajonit.

Në të njëjtën linjë është dhe deputeti i LSI-së, Luan Rama, ku përveç të tjerash shprehet se nisma e bazuar edhe në modelin gjerman, do ketë përkrahjen e Lëvizjes Socialiste për Integrim në sallën e parlamentit. Luan Rama ironizon edhe qëndrimin hezitues të Partisë Demokratike për këtë cështje.

Pak kohë më parë Avokati i Popullit Igli Totozani ka depozituar një nismë në kuvendin e Shqipërisë, ku propozon që legjislativi të miratojë ligjin për hapjen e dosjeve.

Free Traffic Exchange