A1 Report - Gripi i derrit ne Shqiperi, 10 raste te reja brenda 24 oresh

2015-08-21 2

TIRANE- Rritet numri i të prekurve nga virusi i gripit të derrit në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë, në një komunikatë për mediat ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit janë konfirmuar edhe 10 raste të reja me virusin AH1 që njihet ndryshe si gripi i derrit, duke bërë që numri i personave të konfirmuar se janë me grip derri të shkojë në 36.

Ndërsa sa i përket virusit AH3 i njohur ndryshe si gripi amerikan numri i të prekurve është 36.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se në total 476 mostra të dyshuara për grip janë dërguar në laboratorët e Institutit të Shëndetit publik, nga të cilët 72 prej tyre kanë rezultuar se janë mbartëse të virusit të gripit.

Mostrat dërgohen për shqyrtim nga pikëpamja e mundësisë së ndryshimeve genetike dhe strukturore, në laboratorin e referencës së OBSH-së në Londër, dhe deri tani, nuk rezulton të kemi tipe apo nëntipë të reja virusi.

Autoritetet shëndetësore po ashtu sqarojnë se 3 nga rastet me grip derri dhe 7 me gripin amerikan kanë shfaqur sindromën e rëndë resipiratore acute.

Po ashtu në të gjithë spitalet e vendit janë vënë në gatishmëri shërbimet e laboratorëve dhe reanimacionit, si dhe shërndarjen në sasi të mjaftueshme të barit antiviral TAMIFLU nga Instituti i Shëndetit Publik në spitalet universitare dhe rajonale. Ndërkohë personeli shëndetësor është pajisur me maskat e posaçme respiratore.

Në përfundim të mbledhjes së dytë të komiteti ad-hoc të zhvilluar sot në QSUT, ky komitet konkludoi se Shqipëria vazhdon të përjetojë një gjendje me intensitet mesatar të qarkullimit të virusit të gripit dhe me prirje rritëse.