TIRANË-I dënuari me burgim të përjetshëm për krimet e kryera 14 vite më parë, Avni Majallari, ka rënë sot në prangat e policisë së Tiranës.
52 vjeçari i kërkuar ndërkombëtarisht edhe nga Interpoli, është arrestuar nga Policia e Tiranës, nga njësia speciale e Drejtorisë së Policisë së kryeqytetit.
Arrestimi i të shumëkërkuarit është bërë në banesën e tij, vend ku janë gjetur dhe armë zjarri të tipit kallashnikov e një pistoletë.
Në vitin 2000, gjatë një konflikti me armë, Avni Majallari kishte kryer krimin e "vrasjes me paramendim" të shtetasve Armando Nelaj dhe Ilir Gjuzit, në segmentin rrugor Tiranë-Dajt.