A1 Report - Atentati, Xhabafti u vra pak ore pasi erdhi nga Gjermania

2015-08-21 15

TIRANE- Baki Xhabafti u vra me eksploziv C4 vetëm pak orë pasi kishte mbërritur nga Gjermania.

Policia e Tiranës dyshon se autorët e atentatit kishin pasur dijeni për lëvizjet e 40-vjeçarit dhe kanë vendosur sasinë e lëndës plasëse në automjetin e tij, i cili u hodh në erë pasditën e 27 shkurtit 2014, në qendër të Vorës, Tiranë.

Burime nga policia thanë për gazetën "Shqiptarja.com" se nga hetimet e kryera dhe marrja në pyetje e familjarëve të viktimës, rezulton se ai ka hyrë në Shqipëri ditën që edhe u vra.

Sipas policisë, Xhabafti kishte qenë në Gjermani tek vëllai i tij. Ky i fundit jeton mes Gjermanisë dhe Belgjikës. Policia po verifikon dhe aktivitetet e vëllait të viktimës në këto dy shtete.

SHOQEROHEN 25 PERSONA
Ndërkohë që grupi hetimor është përqëndruar në pistën e hasmërisë për zbardhjen e ngjarjes. Gjatë 24 orëve të fundit, policia ka marrë në pyetje rreth 25 persona, një pjesë e të cilëve janë familjarë dhe të afërm të fisit Ymeri me të cilin familja Xhabafti ishte në hasmëri. Pasi janë marrë në pyetje, ata u lanë të lirë. Pritet që grupi hetimor të marrë në pyetje Kasem Ymerin, i cili ndodhet në burg për krime të rënda, për të parë nëse ai është i implikuar në ekzekutimin e së enjtes.

"Policia dyshon se shkak i vrasjes së Baki Xhabaftit është hasmëria me familjen Ymeri. Mes dy palëve ka një konflikt hasmërie prej më shumë se dy dekadash. Gjatë kësaj periudhe janë ekzekutuar 10 persona nga të dyja familjet. Grupi hetimor ka përqëndruar hetimet tek kjo pistë. Dyshohet se familja Ymeri mund të ketë porositur atentatin" thanë për gazetën, burimet policore, të cilat shtuan se familja Xhabafti ka pasur konflikte të hapura edhe me familjen Avdillari, por dyshimet janë vendosur tek familja Ymeri. Ndërkohë që janë duke u verifikuar edhe probleme të mundshme të pronësisë apo konflikte të mbartura nga jashtë vendit.

NGJARJA
Krimi ndodhi rreth orës 17:00 të së enjtes, 27 shkurt para bashkisë së Vorës, Tiranë, kur një sasi ekplozivi hodhi në erë automjetin tip "Renault" me targë AA154DZ në pronësi të 40-vjeçarit Baki Xhabafti, banues në Selitë. Për pasojë ai gjeti vdekjen e menjëhershme. Në bazë të hetimeve të para, policia bëri të ditur se shpërthimi ka ndodhur në mënyrë të telekomanduar, pasi në pjesën e poshtme të mjetit ishte vendosur rreth 150-200 gramë lëndë eksplozive C4.

Xhabafti ka qenë në një servish makinash në Vorë, që ishte në pronësi të tij dhe më pas iu drejtua makinës për t'u larguar. Në momentin që ka hyrë në makinë dhe e ka ndezur atë, u aktivizua ekplozivi duke shkaktuar dhe shpërthimin e fuqishëm. Autorët kishin vendosur ekplozivin në pjesën e poshtme të automjetit. Të alarmuar banorët u afruan menjëherë për të bërë të mundur shuarjen e flakëve të zjarrit duke hedhur ujë por nuk kanë mundur dot të nxjerrin 40-vjeçarin pasi ai ishte djegur.

Nxjerrja e kufomës është kryer nga forcat e policisë, të cilat rrethuan edhe zonën përreth. Burime nga policia thanë, se autorët dyshohet se kanë vëzhguar lëvizjet e 40-vjeçarit dh...

Free Traffic Exchange