Megjithese pamjet që shfaqen në publicitete të ndryshme tregojnë se cfarë mrekullirash mund të bëjnë cajrat e dobësimit në vetvete ato mund të krijojnë një sërë sëmundjesh tek organizimi i njeriut deri në kancer. Channel One ka pyetur qytetarët se cmendim kanë për produktet dietike dhe se sa të përdorshëm dhe të besueshëm janë këto produkte.
Mesa duket vec efekte të rrezikshme anësore të këtyre preparatëve dietike si: nervozizëm, presioni të lartë të gjakut, pagjumësi, hiperaktivitet, lodhje, marrje mendje, dhembje koke, vjellje, tharje gojës, goditje në tru, sulmi në zemër, shikim i turbulluar, ethe, infeksion të traktit urinar, rënie të flokëve, mpirje të gjymtyrëve e shumë të tjera një konsumuese e cajit shot for slim shprehet se ky product nuk është aspak i efektshëm.
Specialistë të ndryshëm, mjekë, dietologë, diabetologë, endokrinolog, shpesh herë kanë bërë apel për mospërdorimin e këtyre cajrave që rëndomtazi reklamohen për bimore por që në fakt ato kanë një përbërje të theksuar pesticidesh, parazite dhe kontaminime të ndryshme, duke bërë të mundur edhe shkaktimin e hipertensionit, probleme të theksuara kardiovaskulare, dhe lloje të ndryshme të tumoreve. Por ajo që për specialistët është e rëndësishme është ndërgjegjesimi i qytetarëve se përdorimi i tyre mund ti kushtojë jetën.