Pyllëzimi i lagjes muzeale "Kala". Berat, deputeti i LSI-së mbjell 200 fidanë

2015-08-21 5

Lagja muzeala muzeale "Kala" në Berat tashmë do të ofrojë një pamje të re pas fillimit të pyllëzimit saj. Kjo nismë e inicjuar nga nga deputeti i LSI-së Gledion Rehovica, ka gjetur mbështetjen e Institucionit të Prefektit të Qarkut dhe Postës Shqipëtare, të cilët janë bërë bashkë për të pyllëzuar kurorën e lagjes simbolike "Kala`. Në këtë zonë të qytetit janë mbjellë 200 fidane ndërkohë sipas Rehovicës ky aksion do të zgjerohet dhe në zona të tjera. Kurora e gjelbër në lagjen muzeale `Kala` është djegur disa herë gjatë tre viteve të fundit, duke dhënë një impakt negativë të qytetit muze jo vetëm për banorët vendas, por edhe për turistët e huaj të cilët vizitojnë këtë qytet.