SHKODER- Reforma administrativo-territoriale është një projekt i vështirë megjithatë është mjaft e domosdoshme dhe në mes mazhorancës dhe opozitës ka një konsensus për domosdoshmërinë e saj.
Ka qenë kjo deklarata e ministres së Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike Milena Harito gjatë një komunikimi për mediat nga qyteti i Shkodres ku ishte e pranishme në konferencën e lançimit të projektit "Promovimi i turizmit në zonat malore ndërkufitare nëpërmjet lidhjes së aksesit me internet të shpejtë".
Ministrja Harito ka deklaruar se pavarësisht mosprezencës së opozitës në grupet e punës për hartimin e reformës administrative qeveria do e çojë deri në fund.
Në pjesën më të madhe te vendit përfaqësuesit e opozitës kanë bojkotuar grupet e punës për hartimin e reformës administrative.