A1 Report - Veliaj: Arsimi profesional dhe zanatet, drejt tregut te punes

2015-08-21 1

TIRANE- Arsimi profesional dhe zanatet do të kenë mundësi të ingranohen shumë shpejt në tregun e punës, falë edhe projekteve të infrastrukturës që do të hapen në vend. Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, në vizitën në Qendrën e Saldimit të Institutit "WIFI Albania" në Tiranë, tha se, qeveria është e vendosur për ta orientuar tregun e punës drejt zanateve të tilla.

"Shqipëria ka shumë projekte të rëndësishme si TAP-i, në infrastrukturë apo ndërtimin e hidrocentraleve, ku nevojiten zanatçinj të tillë. Por, shumë kompani nënkontraktojnë punëtorë të huaj duke qenë se sistemi ynë i trajnimit në zanate të tilla ka qenë plotësisht i amortizuar. Prandaj, i jam mirënjohës "WIFI Albania" dhe Agjencisë Austriake të Zhvillimit që kanë marrë përsipër trajnimin e 300 të papunëve shqiptarë dhe po investojnë me inteligjencë në këto zanate", tha ministri Veliaj.

Sipas ministrit Veliaj, sistemi i arsimit profesional duhet të kalojë nga klasat ku mësohet vetëm teori, drejt kantiereve të tilla ku gjërat praktikohen konkretisht.

Nga ana tjetër, ai përmendi bashkëpunimin e shkëlqyer me palën austriake për hapjen e një shkolle të teknologjisë së informacionit.

Free Traffic Exchange