A1 Report - Grabitet pika koncensionare "Mercedes benz" , 2 te lënduar

2015-08-21 0

TIRANE- Pika koncensionare e "Mercedes Benz" në autostradën Tiranë-Vorë, është grabitur rreth orës 13:30 minuta. Nga të dhënat e para mësohet se grabitje me mjete të forta ka ndodhur nga dy persona të maskuar të cilat më pas janë larguar me motor.

Policia bën të ditur se nga grabitja ka mbetur i lënduar roja i firmës por është lënduar lehtë edhe financiari. Grabitësit kanë arritur të marrin xhiron ditore e cila mund të ketë vlerën e 100 mijë lekëve të reja.

Mendohet se dy grabitësit e moshës rreth 20 vjeç, fillimisht kanë hyrë në pikën koncensionare pa maska më pas kur i janë afruar zyrës së financës dhe kanë kryer grabitjen.

Gazetari Arsen Rusta informon se dy të rinjtë dyshohet se kanë qenë me kokore motori.

Pasi kanë grabitur shumën, hajdutët kanë dashur të dalin. Roja ka hezituar të hapë derën, por është goditur dy herë me qytën e armës. I lënduar më lehtë ka ngelur edhe financier i cili ndodhej në zyrën e finances