A1 Report - Skena e krimit ku ndodhi ekzekutimi i telekomanduar i biznesmenit Baki Xhabafti

2015-08-21 1

Një shpërthim i fuqishëm i telekomanduar i mori jetën biznesmenit Baki Xhabafti pasditen e 27 shkurtit në Vorë të Tiranës ku 40-vjeçari nga Selita, ishte zhvendosur me banim.
Sot në mëngjes skena e krimit vazhdonte të ishte e rrethuar. Flakët e shkaktuara nga shpërthimi i djeshëm ishin shuar, ndërsa nga makina kishte ngelur vetëm skeleti edhe ky i dëmtuar shumë. Fuqia e shpërthimit ka bërë që copëzat e makinës të jenë të shpërndara në një gjatësi prej 10 metrash. Tre policë vazhdojnë të ruajnë skenën e krimit.
Shpërthimi ndodhi rreth orës 17:00 të 27 shkurtit 2014, para bashkisë së Vorës. Mësohet se Xhabafti ka qenë në një servis makinash në Vorë, që ishte në pronësi të tij dhe më pas i ishte drejtuar makinës për t'u larguar. Në momentin që ai ka hyrë në makinë dhe e ka ndezur atë, është aktivizuar ekpslozivi duke shkaktuar dhe shpërthimin e fuqishëm. Nga hetimet paraprake të policisë rezulton se shpërthimi i automjetit tip "Renault" me targë AA154DZ ka ndodhur në mënyrë të telekomanduar, pasi në pjesën e poshtme të mjetit ishte vendosur rreth 150-200 gramë lëndë eksplozive C4.