A1 Report - Raporti i 2013, DASH: Shqetesues korrupsioni ne drejtesi

2015-08-21 0

Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar raportin për të drejtat e njeriut në Shqipëri për vitin 2013. Në këtë raport, DASH thekson se ndër problemet e tjera kryesore në Shqipëri gjatë vitit 2013 kanë qenë bllokimi i reformave, veçanërisht bllokimi i luftës kundër korrupsionit. Sipas raportit, korrupsioni në sistemin e drejtësisë vijon të jetë një problem shqetësues.

Në raportin e përvitshëm të DASH sa i takon gjendjes së të drejtave të njeriut në botë, thuhet se korrupsioni përbën shkeljen kryesorë të këtyre të drejtave në Shqipëri.

Sipas raportit të DASH, partitë politike në Shqipëri, e përqendruan vëmendjen në zgjedhjet e qershorit 2013.

Në raportin për vitin 2013 theksohet se korrupsioni ka qenë i përhapur në të gjitha pjesët e qeverisë, ndërsa thuhet se një tjetër problem është pandëshkueshmëria.

Një tjetër problem që citohet në këtë raport, është edhe mos ndëshkimi i veprave penale, duke theksuar se përpjekjet e qeverisë për ndëshkimin e zyrtarëve nuk kanë qenë të vazhdueshme. Dhe për këtë arsye, i kanë shpëtuar drejtësisë shumë zyrtarë, politikanë njerëz të biznesit si edhe gjykatës.

Raporti i DASH thotë se "përpjekjet e qeverisë për të ndëshkuar zyrtarët që kanë kryer shkelje kanë qenë sporadike dhe jo të vazhdueshme. Zyrtarët qeveritarë dhe politikanët, si dhe gjykatësit dhe ata me interesa të fuqishme biznesi, shpesh i kanë shpëtuar drejtësisë. Disa zyrtarë më të vegjël janë ndëshkuar për shkelje".

Ndërsa disa nga zyrtarët e lartë janë bërë pjesë e këtyre rasteve abuzive, vetëm u zhvendosën nga një post në tjetrin. Por raporti pasqyron se shkelje serioze në Shqipërinë përsa u përket të drejtave të njeriut, janë dhuna në familje dhe diskriminimi ndaj grave grave.

Ndërsa përsa i përket medias, Raporti thotë se Qeveria ka dhënë fonde publike për reklamat në mediat pranë saj dhe ka shmangur taksat. Duke cituar mediat, thuhet se fondet publike shtetërore janë përdorur për të paguar reklamat në media në bazë të favoreve personale dhe mbi të gjitha politike për audiencën dhe lexuesit. Gjithashtu raporti nënvizon se ka është ushtruar edhe dhunë ndaj gazetarëve.

Raporti i Departamenti Amerikan i Shtetit, nuk lë pa përmendur edhe protestat e 21 Janarit 2011, në Shqipëri, ku humbën jetën 4 persona.

Free Traffic Exchange