A1 Report - Vore, eksploziv C4 makines vritet per hasmeri biznesmeni

2015-08-21 7

VORE- Një 40-vjeçar nga Selita, i cili ishte zhvendosur me banim në Vorë, Tiranë, ka humbur jetën pasditen e sotme, pas shpërthimit të automjetit të tij. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00 para bashkisë së Vorës, në momentin kur 40-vjeçari Baki Xhabafti hipi në makinën e tij. Nga hetimet paraprake të policisë rezulton se shpërthimi i automjetit tip "Renault" me targë AA154DZ ka ndodhur në mënyrë të telekomanduar, pasi në pjesën e poshtme të mjetit ishte vendosur rreth 150-200 gramë lëndë eksplozive C4.

Pista kryesore e hetimit dyshohet një konflikt i hershëm hasmërie me një familje në Selitë. Konfliktet mes familjeve Xhabafti dhe Ymeri kanë nisur që në vitin 1995, dhe që nga ajo kohë si pasojë e konfliktit janë shënuar 10 të vrarë.

Baki Xhabaftit i kanë vrarë 4 të afërm. Ndërsa edhe familjes Ymeri i janë vrarë 5 persona.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë, si dhe kanë filluar hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Ndërkaq, pistat të tjera hetimi janë edhe një konflikt i hershëm pronësie, si dhe probleme të mbartura nga jashtë vendit. 17:00 SHPERTHIM ME EKSPLOZIV NJE MAKINE NE VORE, 1 I VDEKUR
Një automjet ka shpërthyer me eksploziv C4 në Vorë. Si pasojë e shpërthimit të automjetit mësohet se ka humbur jetën 40-vjeçari Baki Xhabafti, banues në Selitë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00, ndërsa automjeti tip "Renault", ka shpërthyer para bashkisë së Vorës në momentin që drejtuesi i mjetit Baki Xhabafti hipi në makinë.

40-vjeçari Xhabafti, baba i 2 fëmijëve, ka qenë i papunë prej disa kohësh, ndërsa është pronar i dy subjekteve të vogla tregtare në zonën e Selitës edhe ku banonte.

Makina e shpërthyer në mënyrë të telekomanduar është përfshirë nga flakët dhe është dashur ndërhyrja e zjarrfikëseve për të neutralizuar flakët.

Ndërkaq në vendin e ngjarjes ka mbërritur edhe një Prokuror i Krimeve të rënda. Një nga pistat e hetimit është edhe hakmarrja.

Fillimisht u dyshua edhe për 2 persona të plagosur.

Sipas policisë dyshohet se eksplozivi C4 ishte vendosur në sasi 150 deri 200 gramë, dhe shpërthimi është bërë në mënyrë të telekomanduar. Ndërkaq, sipas hetimeve paraprake rezulton se lënda eksplozive ishte vendosur në pjesën e poshtme të mjetit. Pasi ka mundur të shpërthejë serbatorin e mjetit, ka ndikuar edhe benzina, për të bërë që edhe pasojat të jenë më të mëdha.

Sipas policisë Xhabafti nuk rezulton person me precedentë penalë, ndërsa është pronar i dy subjekteve të vogla tregtare në zonën e Selitës edhe ku banon.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.