GJIROKASTËR- Abuzimet me ndihmën ekonomike dhe aftësisë së kufizuar ka çuar për ndjekje penale 15 zyrtarë në Gjirokastër. Drejtoria Rajonale e Shërbimit Social Shtetëror në Gjirokastër, ka ngritur padi për kreun e Këshillit të Komunës Krahës, Sulo Llaka dhe 14 anëtarët e Këshillit Komunal, pasi akuzohen për shpërdorim detyre.
Për drejtoreshën e Shërbimit Social Shtetëror për Qarkun e Gjirokastrës, Albana Allushaj, denoncimi në organin e akuzës, ka ardhur pas ushtrimit të një sërë kontrollesh të ndërmarra në periudhën korrik 2012 deri në dhjetor 2013.
"Një kallëzim për fillimin e ndjekjes penale për administratorin e ndihmës ekonimike të Komunës Krahs, Fitim Dulaj dhe për anëtarët dhe kryetarin Këshillit të Komunës së Krashit. Edhe për sa i përket problemeve që janë konstatuar gjatë muajit dhjetor nga isnperktorët e Drejtorisë Rajonale së Shërbimit Social Shtetëror, mungesë dokumentacioni, ndërsa për disa familje të tjera ndihma ekonomike është dhënë si rezultatë i vendimit të marrë nga anëtarët e këshillit të komunës s Krahës",- tha Albana Allushaj, drejtore e Shërbimit Social Shtetëror Gjirokastër.
Në bazë të dosjes së dorëzuar në Prokurorinë e Gjirokastrës rezultojnë të jenë trajtuar me ndihmë ekonomike në kundërshtim me ligjin, 162 familje dhe 24 raste që përfitonin ndihmë sociale përmes statusit të invalidit.