TIRANE- Ministri i Energjetikës sqaron zgjedhjen e kompanisë boshnjake "Energoinvest" me aksioner dhe Damir Fazlliç për ndërtimin e linjës së interkonjeksionit 400 kV mes Shqipërisë dhe Kosovës
Përmes një njoftimi për shtyp ministria kërkon të sqarojë se selektimi dhe përzgjedhja, deri në ofertën teknike është kryer nga drejtuesit e OST-së dhe konsulentët e bankës kfW, gjatë qeverisjes së shkuar, kur drejtohej nga Sali Berisha. Gjithashtu ministria kërkon të sqarojë se gjithë procedura është ndjekur dhe zhvilluar nën konsulencën e bankës gjermane e cila ka certifikuar procesin deri në firmosjen e kontratës më 12 dhjetor 2013.
NJOFTIMI I PLOTE I MINISTRISE
Sqarim rreth linjës së interkonjeksionit 400 kV mes Shqipërisë dhe Kosovës
Duke marrë shkas nga disa publikime të fundit në media rreth linjës së interkonjeksionit 400 kV mes Shqipërisë dhe Kosovës, Ministria e Energjisë dhe Industrisë sqaron sa më poshtë:
Projekti i ndërtimit të linjës së tensionit të lartë 400 kV Kosovë-Shqipëri, është i ndarë në dy LOT-e. LOT1 përfshin ndërtimin e linjës interkonjeksionit e cila lidh nënstacionet NS Kosova B (Kosovë) dhe NS Tirana 2 (Shqipëri) me një gjatësi totale prej 241.5 km. Ndërsa LOT2 përfshin ndërtimin dhe instalimin e pajisjeve të tensionit të lartë në këto nënstacione, si dhe infrastrukturën e nevojshme për ofrimin e shërbimeve të rregullimit sekondar (frekuencë -- fuqi), në mes të Operatorit të Sistemit, Transmetimit dhe Tregut të Energjisë Elektrike të Kosovës (KOSTT) dhe Operatorit të Sistemit të Transmetimit të Shqipërisë (OST).
Kompania kroate "Dalekovod" do të ndërtojë linjën në pjesën e Kosovës ndërsa kompania nga Bosnje Hercegovina "Energoinvest" (me pjesën kryesore të kapitalit shtetëror) do të realizojë ndërtimin në pjesën e Shqipërisë.
Ministria e Energjisë dhe Industrisë sqaron se pas periudhës së zvarritjes dy vjeçare nga qeveria e Shqipërisë, amendimi i kontratës së konsulencës për procedurën e ritenderimit është kryer më 4 shkurt 2013. Njoftimi për procedurën e re të tenderimit për këtë projekt u krye më 20 mars të vitit 2013.
Më 11 qershor 2013 është kryer hapja e procedurës së tenderimit, marrja e ofertave dhe hapja e zarfit të postkualifikimit.
Më 9 gusht 2013 është bërë hapja e ofertës teknike ku është kryer edhe skualifikimi i disa ofertave, duke bërë që më 1 nëntor 2013 (kur u hap oferta financiare) të kishte mbetur vetëm kompania Energoinvest. Më 12 dhjetor 2013 është kryer firmosja e kontratës për Lot 1 me Energoinvest.
Selektimi dhe përzgjedhja, deri në ofertën teknike është kryer nga drejtuesit e OST-së dhe konsulentët e bankës kfË, gjatë qeverisjes së shkuar. E gjithë procedura është ndjekur dhe zhvilluar nën konsulencën e bankës gjermane e cila ka certifikuar procesin deri në firmosjen e kontratës më 12 dhjetor 2013.
Ndërtimi i linjës së interkonjeksionit të tensionit të lartë 400kV Kosovë-Shqipëri do të ndikojë në optimizimin e dy sistemeve, ngritjen e kapaciteteve transmetuese, si dhe ngritjen e...