Qeveria pret 350 milionë euro investime

2015-08-21 0

Maqedonia këtë vit, do të ketë 350 milionë euro investime të huaja. Kështu paralajmëroi ministri i ekonomisë Valon Saraçini. Investimet në autostrada dhe hapja e zonave, janë shumë të rëndësishme për ardhjen e investitorëve të huaj, ndërsa sipas ministrit, edhe investitorët vendorë kanë trajtimin e njëjtë sikur të huajt.

"Investimet e huaja për ekonominë kanë rëndësi shumë dimensionale. Ato kanë kontribuan në rritjen e konkurrencës dhe rritjen e eksporteve, dhe në vitin 2013 nga linjat e këtyre kompanive jashtë vendit kanë dalur

prodhime të gatshme me vlerë prej 760 milion euro, që përfaqëson 25 për qind të totalit të eksportit të Republikës së Maqedonisë, dhe në bazë të parashikimeve për vitin 2014 pritet pjesëmarrja të rritet në 33 për qind", deklaroi Valon Saraçini, ministër i ekonomisë.

Vitin e kaluar kompanitë e huaja realizuan një eksport prej 760 milionë eurosh ose 25% nga eksporti i përgjithshëm i vendit, shifër kjo që paraqet rritje në krahasim me vitin paraprak. Megjithatë u përmendën edhe mangësitë.

"Kemi 5 grupe pune në të cilat diskutojmë rreth procedurave administrative, për burimet njerëzore dhe për çështje të caktuara juridike. Nuk kemi ndonjë problem të madh, por megjithatë, përfaqësojmë 100 kompani në Maqedoni dhe kemi disa sfida", tha Huan Pedro Himenez Navaro, kryetar i Këshillit të Investitorëve të huaj në Maqedoni.

Në takimin me ministrin e Ekonomisë u ra dakord edhe për Librin e Bardhë, i cili do të përfshijë sugjerime dhe propozime nga investitorët e huaj. Natasha Stojanovska

Free Traffic Exchange