Filloi procesi gjyqësor ndaj Shipoviqit

2015-08-21 0

Në gjykatën themelore Shkupi 1 nisi sot procesi gjyqësor 'Kryesuesi' ku i akuzuar kryesor është kryetari i këshillit të komunës Qendër Miroslav Shipoviq. Përveç Shipoviqit, për shpërdorim detyre akuzohen edhe disa anëtarë të këshillit drejtues të Shoqatës Aksionare 'Mashinopromet' si dhe ish punonjës të Drejtorisë së të Ardhurave Publike. Nënkryetari i LSDM-së, Damjan Mançevski tha se Shipoviqi është i pafajshëm dhe shprehu bindjen se këtë do ta konfirmojë edhe vetë Gjykata.

"Shpresojmë që gjyqi do të veprojë dhe marrë vendim sipas dëshmive dhe ligjeve, dhe jo sipas diktatit politik të pushtetit. I gjithë rasti ndaj Shipoviqit është pjesë e shkeljes së vullnetit të shprehur publikisht të qytetarëve të Qendrës gjatë zgjedhjeve të fundit lokale, të cilët i thanë zëshëm "Jo" VMRO DPMNE-së dhe projektit "Shkupi 2014". Gjatë zgjedhjeve të radhës, ajo që ndodhi në Qendër do të ndodhë në gjithë Maqedonisë", deklaroi Damjan Mançevski,nënkryetar i LSDM-së.

Gjatë kohëzgjatjes së seancës së parë dëgjimore, para gjykatës protestuan këshilltarët e LSDM-së të komunës Qendër bashkë me kryetarin e tyre Andrej Zhernovskin si dhe disa simpatizues të LSDM-së. Kryetari i Këshillit të Komunës Qendër, Mirosllav Shqipoviq u arrestua më 15 tetor në aeroportin e Vjenës gjatë kthimit të tij për në Maqedoni nga SHBA-ja. Ai gjendet në paraburgim prej më shumë se 3 muaj. Valmir Kuçi

Free Traffic Exchange