A1 Report - Aksidentoi policin për vdekje 6 vjet burg Edmir Kolecit

2015-08-21 3

TIRANE- Edmir Koleci njeriu që aksidentoi për vdekje efektivin e policisë në Kamëz Selman Lena dënohet me 6 vite burg.
Vendimi është marrë pak ditë më parë nga gjykata e Tiranës, e cila ka gjetur fajtor të pandehurin Koleci, për akuzën e "Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor" me pasojë vdekjen e efektivit të policisë. Bashkë me Kolecin është dënuar dhe shtetasi Shkëlzen Sylaj me 1 vit burg.

Gjatë gjykimit është provuar se me datën 04.05.2013, rreth orës 22.20, në aksin rrugor Instituti i Kamzës-Kamëz, pranë pikës së karburantit "ElDA" është plagosur punonjësi i policisë Preng Lleshi dhe ka mbetur i vrarë punonjësi i policisë Selman Lena, të cilët kanë qenë pjesë e postobllokut të policisë të caktuar në këtë vend për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike. Mbi bazën e planizimit në shërbim më datë 04.05.2013, në orën 22:00, pasi është bërë instruktazhi, patrulla e përgjithshme e policisë në Komisariatin e Policisë Nr.5, Kamëz, ka marrë shërbim në pikën e kontrollit të ngritur tek karburant "EIDA" në aksin rrugor Institut-Kamëz Tiranë.

Në përbërje të patrullës së policisë kanë qenë punonjësit e policisë Metulla Saraçi, me cilësinë e përgjegjësit të patrullës, Agim Peraj, Preng Lleshi, Xheladin Koçeku, Viltion Brasha, Alket Hajdarasi dhe Selman Lena. Kjo patrullë, ishte ngritur sipas një plani masash, për forcimin e rendit dhe sigurisë publike, duke bërë kontrollin e automjeteve me xhama të errët, me targa të huaja, mjete pa targa si edhe motorçikleta. Gjatë shërbimit një automjet tip BMËX6, që lëvizte me shpejtësi ka dalë nga rruga dhe ka goditur postobllokun e policisë, duke sjellë dhe vdekjen e efektivit Selman Lena.

Free Traffic Exchange