A1 Report - Kerry: Ukraina, jo e perfshire ne luften Perendim-Lindje

2015-08-21 1

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry ka bërë të ditur se Ukraina nuk është e përfshirë në luftën mes Perëndimit dhe Lindjes. Sipas tij, kjo nuk është një lojë me shumë zero dhe u bëri thirrje të gjithë kombeve të punojnë së bashku për të sjellë stabilitet në Ukrainë.

Administrata e re në Kiev po përballet vazhdimisht me kundërshtimin e rajonëve rusisht-folëse në vend. Gjatë ditës së martë, presidenti i përkohshëm ukrainas Olexandr Turchynov tha se separatizmi ishte një kërcënim serioz për Ukrainën.

Ndërkohë ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, tha se politika e mos-ndërhyrjes së Rusisë do të vazhdojë.

Ukraina firmosi disa muaj më parë një marrëveshje të re tregtare me Rusinë, në bazë të së cilës Rusia do të blinte 15 miliardë euro në bono thesari dhe të ulte në mënyrë drastike çmimin e gazit për Ukrainën.

Por pas dorëheqjes së ish-kryeministrit Mykola Azarov, marrëveshja mbeti e pezull dhe Ukraina tashmë rrezikon falimentimin. Presidenti i përkohshëm e ka bërë të qartë se Ukraina do të fokusohet në integrimin në BE.

Të martën, Kerry u takua me homologun e tij britanik, Sekretarin për marrëdhëniet me Jashtë të Mbretërisë së Bashkuar, William Hague, në Washington, për të biseduar mbi situatën në Ukrainë. Ai tha se SHBA ishte e angazhuar për të mbështetur përpjekjet e popullit ukrainas, të cilët kanë treguar aftësitë për të pasur një të ardhme demokratike.

Sipas tij, kjo nuk është një lojë me shumë zero dhe as një betejë mes Perëndimit dhe Lindjes, pasi gjithça bëhet për Ukrainën dhe popullin e saj.